Lajme
Pritje në kufirin me Serbinë, te Dheu i Bardhë kolonat janë më të gjata
Mërgimtarët edhe këtë vit nuk do t’iu shpëtojnë pritjeve të gjata në kufi për të hyrë në Kosovë.
Në pikat kufitare tashmë kanë filluar të vërehen kolona të gjata të automjeteve.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse kolona është e gjatë 400 deri në 500 metra.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.
Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra.
Situatë më e qetë vërehet në pikat e tjera kufitare.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Në çdo të pestin apartament në qytetin e Cyrihut, qiramarrësit janë shumë të pasur Që nga vera e kaluar, qyteti i Cyrihut ka kontrolluar nëse qiramarrësit me të ardhura shumë... -
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë











