Lajme
OBSH: Varianti Delta mbizotërues në muajt e ardhshëm
“Pritet që Delta të zëvendësojë së shpejti variantet e tjera dhe të bëhet linja dominuese e COVID-19 në qarkullim në muajt e ardhshëm”, shtoi organizata e KB-së.
OBSH parashikon që varianti Delta, tashmë shkaku i më shumë se tre të katërtave të rasteve të reja me COVID-19 në shumë vende të mëdha, do të jetë mbizotërues në muajt e ardhshëm.
“Ky variant, i zbuluar për herë të parë në Indi, tani është i pranishëm në 124 vende dhe territore, 13 më shumë se javën e kaluar, i krahasuar me 180 (gjashtë më shumë) për Alpha-n, i zbuluar në BM, 130 (shtatë më shumë) për Beta-n, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe 78 (tre të tjerë) për Gamma-n, që u shfaq në Brazil”, theksoi OBSH, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Pritet që Delta të zëvendësojë së shpejti variantet e tjera dhe të bëhet linja dominuese e COVID-19 në qarkullim në muajt e ardhshëm”, shtoi organizata e KB-së.
Midis vendeve ku varianti Delta është tani shkaku i më shumë se 75% të rasteve të reja të kësaj sëmundjeje, është India, Kina, Rusia, Indonezia, Australia, Bangladeshi, BM, Afrika e Jugut, Australia, Portugalia dhe Izraeli.
“Sidoqoftë, është ende e paqartë se cili mekanizëm i saktë shkakton transmetueshmërinë më të madhe të këtij varianti, në krahasim me të tjerët”, vuri në dukje OBSH.
Sipas saj, rreth 3,4 milionë raste shtesë COVID-19 u identifikuan gjatë javës nga 12 deri në 18 korrik, 12% më shumë se javën e kaluar.
OBSH paralajmëroi se, me këtë ritëm, “numri kumulativ i rasteve të raportuara që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën pritet të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme.
Trendi shpjegohet nga katër faktorë: variante më të transmetueshme, lehtësimi i masave të shëndetit publik, ndërveprim më i fortë shoqëror dhe fakti që shumë njerëz nuk janë vaksinuar
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard












