Kosova
Njihuni me fshatin e bukur kosovar që ka ruajtur vlerat tradicionale
Një fshat simpatik i Kosovës, që ruan të gjitha traditat, vlerat dhe kulturat bujqësore
Fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit. Shumë fshatra në Kosovë kanë ndryshuar në aspektin e traditave dhe kulturave bujqësore.
Por, fshati Brus ende ruan traditat dhe kulturat bujqësore, duke bërë të duket një fshat simpatik si për nga pamja ashtu edhe për nga ruajtja e vlerave, shkruan albinfo.ch.

Jemi mësuar të dëgjojmë dy karakteristika shumë interesante të këtij fshati ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin.
Sipas gojëdhënave, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme fetare, mirëpo edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare respektohet shumë, por Albinfo.ch kësaj radhe nuk do të ndalet në këtë aspekt, por do të përshkruaj disa veçori që na zgjojnë nostalgji dhe kujtime të bukura të jetës në fshat.

Jeta në fshat, natyra, ajri i pastër, kullosat e lopëve, kalërimi me kuajtë e bukur, ushqimet e shëndetshme bio, mos qarkullimi i shumtë i makinave e bëjnë që fshati Brus të jetë një mrekulli në vete, duke ruajtur me fantaizëm këto vlera, që po thuajse në gjithë Kosovën janë shuar.

Vlen të theksohet se fshati Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet.

Po ashtu, punëtorët e këtij fshatit janë të zotë, nuk ka familje në fshat që nuk ka ndonjë arë, lopë, kuaj apo pula, shkruan tutje albinfo.ch.

Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme, në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.

Në fakt, jetesa në fshat ka disa gjëra, që vetëm njerëzit që jetojnë në të mund t’i kuptojnë dhe t’i përshkruajnë. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














