Lajme
Zvicër: Rënie e sëmundjeve infektive në vitin 2020
Kësaj i kontribuan edhe masat e ndërmarra nga Qeveris zvicerane vitin e kaluar
Zvicra shënoi një rënie prej 20% të rasteve të njohura të sëmundjeve shumë infektive në vitin 2020 si rezultat i masave të qeverisë dhe masave individuale të marra për të përmbajtur përhapjen e Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Të hënën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) zbuloi se rreth 65,000 raste të sëmundjeve shumë infektive u raportuan vitin e kaluar. Këto bien nën një listë të 16 sëmundjeve të tilla si tuberkulozi, salmonella ose sëmundja e Legjionarëve që duhet të njoftohen tek autoritetet shëndetësore.
Rënia e rasteve varionte nga 15% në 90% krahasuar me vlerat e prituraa bazuar në vitet 2015-2019.
Veshja e një maske, mbajtja e një distance të sigurt dhe kufizimi i udhëtimit, gjithashtu zvogëloi transmetimin e sëmundjeve. Midis sëmundjeve të frymëmarrjes,rënia ishte 26% për tuberkulozin, 58% për infeksionin pneumokoksik dhe 32% për sëmundjen e Legjionarëve, një lloj pneumonie, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit













