Të tjera
Dy gra kanë zyrtarizuar, edhe para ligjit, martesën e tyre në Mal të Zi
Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e këtij shteti
Gratë, që kanë dashur të mbesin anonime, janë martuar në qytetin e Budvës më 25 korrik, sipas mediave lokale.
Një zyrtare e Budvës, Milijana Vukotiq Jellushiq, ka thënë se të dyja gratë janë nga Ballkani, mirëpo punojnë dhe jetojnë jashtë këtij territori.
Çështjet e preferencave seksuale dhe identitetit gjinor vazhdojnë të jenë problematike në Mal të Zi dhe rajon, ku Kisha Ortodokse dhe shoqëria konservatore kanë ndikim të konsiderueshëm, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ligji i Malit të Zi për “partneritet jetësor mes personave të gjinisë së njëjtë” është miratuar vitin e kaluar.
Qeveria ka pasur kohë deri më 15 korrik, për të bërë ndryshimet e nevojshme për të mundësuar bashkime të tilla ligjore.
Ish-partia në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve, ka drejtuar përpjekjet për të miratuar këtë ligj, pavarësisht kundërshtimeve të disa aleatëve të koalicionit.
Kjo parti nuk është më në pushtet.
Blloku i partive që tashmë janë në pushtet, Fronti Demokratik, ka kundërshtuar ligjin.
“Ndonëse Ligji për Partneritet Jetësor për personat e gjinisë së njëjtë, është miratuar një vit më parë, ende mbetet shumë për t’u bërë, që ai të zbatohet në tërësi”, ka thënë ministrja për Administratë Publike, Shoqëri dhe Media Digjitale Tamara Sërzentiq, përmes një postimi në Twitter.
Parada e parë e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Mal të Zi është mbajtur në Budvë më 2013, pavarësisht atmosferës së dhunshme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













