Lajme
Brokoli dhe lulelakra, për shëndet të mirë
Recetat me perimet, si brokoli dhe lulelakra, janë aq të shëndetshme sa duhet të përbëjnë shtyllat kryesore të një regjimi të mirë ushqimor.
Brokoli dhe lulelakra janë dy perime jashtëzakonisht të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat janë të dobishme për organizmin.
Konsumi i tyre i rregullt dhe i vazhdueshëm ndihmon në eliminimin ose neutralizimin e qelizave kancerogjene.
Ekspertët pohojnë se ngrënia e të paktën 5 racioneve perime të tilla në javë është një hap domethënës në luftën kundër radikaleve të lira.
Këto perime mund t’i konsumoni rregullisht falë recetave të ndryshme, një prej të cilave e gjeni këtu në këtë artikull.
Brokoli me lulelakra dhe kos
Përbërësit:
Gjysma e një lulelakre
300 gramë brokoli,
2 filxhanë çaji me kos,
2 thelbinj hudhre,
Treçerek gjelle luge me piper të kuq pluhur,
3-4 lugë gjelle me vaj ulliri,
Kripë sipas dëshirës.
Përgatitja:
Mbusheni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.
Pasi uji të ketë marrë valë, shtoni tufëzat e lulelakrës dhe më pas të brokolit.
Ziejeni për 5-7 minuta dhe më pas kullojini dhe futini në një tas me ujë të ftohtë që procesi i zierjes së tyre të ndalojë.
Merrni një tas qelqi dhe hidhni thelbinjtë e grirë të hudhrës.
Shtoni kripë dhe shtypini me lugë.
Më pas shtoni kosin dhe përziejeni me hudhrën.
Salcën hidheni mbi tufëzat e brokolit dhe lulelakrës.
Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe me të kavërdisni specin e kuq pluhur për rreth 30 sekonda.
Më pas hidheni atë mbi pjatën e brokolit dhe lulelakrës dhe shijojeni.
Të dyja perimet janë shumë të pasura me vitaminë C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme jo vetëm për imunitetin, por edhe pakësimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një racion me brokoli përmban 81 miligramë vitaminë, ndërsa i njëjti racion me lulelakër ofron 51 miligramë.
Burrat dhe gratë kanë nevojë për 90 dhe 75 miligramë vitaminë C në ditë.
Ngrënia e vazhdueshme e dy perimeve e ushqen organizmin me më shumë vitaminë K, e cila luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe të gjakut.
Një racion me lulelakër ofron 16.6 miligramë vitraminë K, ndërsa e njëjta sasi e brokolit ofron 92.5 mikrogramë./agroweb
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











