Kosova
Gërvalla në ‘Dialog me Mërgatën’, fton bashkatdhetarët në takime
Takimi i ardhshëm, por jo i fundit, do të mbahet të mërkurën, më 4 gusht në orën 17-19
Ministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua sot me një grup të përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme kulturore dhe sportive nga mërgata.
” Në një diskutim të gjallë diskutuam rreth sfidave me të cilat ballafaqohen shoqatat në shtete të ndryshme. Duke debatuar rreth sukseseve dhe sfidave të ndryshme u konstatua që ka mjaft hapësirë për një mbështetje më të mirë të organizimit të mërgatës nga ana e MPJD-së dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës”, bën të ditur ministrja Gërvalla, raporton Albinfo.ch.
Dialogu me mërgatën do të vazhdojë gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim. Për shkak të rrethanave të pandemisë, numri i pjesëmarrësve në takime mbetet i kufizuar dhe takimet mund të mbahen vetëm në grupe relativisht të vogla. Takimi i ardhshëm, por jo i fundit, do të mbahet të mërkurën, më 4 gusht në orën 17-19.
Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave dhe mekanizmave të tjerë në mërgatë janë të mirëseardhur në takimet e ardhshme. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Dialogut me Mërgatën dhe të merrni pjesë në takimet e ardhshme, ju lutemi na dërgoni një email në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës
















