CH-Ballkani
‘Open Balkan – Ballkan i Hapur’: Pse vetëm tri shtete ballkanike?
‘Open Balkan - Ballkan i Hapur’. Kështu do të quhet në vazhdim iniciativa e Shengenit Ballkanik
Ky ndryshim emri për t’i dhënë mundësi Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës për t’u bashkuar kësaj iniciative, të cilën kryeministri Edi Rama e quajti si një projektim drejt të ardhmes.
Pa ia përmendur emrin Albin Kurtit nga Shkupi, kryeministri ishte i ashpër jo vetëm me shefin e Qeverisë së Kosovës, por edhe me ata që thonë se nga kjo iniciativë përfituesi më i madh është Serbia.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, foli me terma konkretë se kur këto marrëveshje të arritura deri më tani do të jenë të zbatueshme.
“Ne do të japim maksimumin, të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, që të sjellim rezultate dhe po i bëmë këto më 1 janar 2023 s’do kemi kufij do niseni nga Beogradi në Tiranë dhe s’do keni ndalesë”.
Edhe presidenti Vuçiç e bëri një koment për ata që nuk u ulën këtë tryezë. “Jemi të hapur për gjithçka. Por personalisht, nuk e kuptoj, pse duhet ti themi dikujt ha? Kur të dojë të vijë të hajë. Nuk i them, sheqeri është i mirë për trurin. S’do të hash, mos hajde. Bëjnë fushatë, jo kundër meje, se jam mësuar si në Prishtinë, kjo fushatë kundër Ramës është për vendet tona. E di që nuk e ndihmova me këtë që thashë, por ai po bën më të mirën për qeveritë tona”.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrjen e më shumë se 300 bizneseve nga rajoni në këtë forum e quajti si një kapitull të ri të rrugëtimit të kësaj iniciative, përcjell albinfo.ch.
Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit të hapur do të jetë në Beograd në tetor, por sfida më e madhe e kësaj iniciative është gjithëpërfshirja e vendeve të tjera të rajonit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














