Lajme
Zvicra fiton medaljen e 200-të në Lojërat Olimpike Verore
Zviceranët deri më tani kanë grumbulluar nëntë medalje në Tokio
Notari Jérémy Desplanches ka fituar të bronztën në 200 metra përzierje, duke i dhënë Zvicrës medaljen e saj të nëntë në Lojërat Olimpike të Tokios, medaljen e parë të notit që nga viti 1984 dhe podiumin e 200-të në historinë e saj në Lojërat Verore që nga fillimi e deri në ditët e sotme, transmeton albinfo.ch.
Desplanches, 26 vjeç, e dinte se do të duhej të thyente rekordin e tij zviceran për të arritur në podium të premten (sot), gjë që ai e bëri, duke e mundur Daiya Seto, japonez, me vetëm 0.05 sekonda.
“Nuk mund të shihja asgjë në fund, ishte e vështirë”, tha ai.
Medalja e tij është e dyfishtë historike. Ajo siguron që Zvicra të ketë 200 përfundime në podium në historinë e saj në Lojërat Verore, pasi Belinda Bencic të enjten u kualifikua në finalen e tenisit për femra dhe (me Viktorija Golubic) në finalen e dysheve, duke garantuar dy medalje të tjera.
Zviceranët deri më tani kanë grumbulluar nëntë medalje në Tokio – një ari, tri argjendi, tri bronzi dhe dy medalje të garantuara tenisi – duke mposhtur shtatë nga Lojërat e Rio -s në vitin 2016.
Sidoqoftë, kjo është ende larg nga rekordi i Zvicrës prej 25 medaljesh në Lojërat 1924 në Paris, i ndjekur nga 20 medalje në Londër më 1948.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë











