Kosova
Pritjet në pikën e kalimin kufitar në Merdar, deri në tri orë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se në orët e mëngjesit të së shtunës pritjet në pikëkalimin kufitar Merdar, në hyrje/dalje janë tri orë, ndërsa në pikalimin Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, transmeton albinfo.ch.
Duke parë gjendjen në Merdar, ku pritjet janë deri në 180 minuta, QKMK bën thirrje që të shfrytëzohen këto dy pika tjera në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.
“QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdar, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrje/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata!”, shkruan në njoftim.
Ndryshe, kolona dhe pritjet e gjatë ka thuajse gjithnjë në këtë periudhë, sidomos në pikat kufitare me Serbinë, ku si rrjedhojë mërgimtarët që kanë mësyrë Kosovën për pushime, por edhe të atyre që po kthehen iu bie të presin me orë të tëra.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante














