Kosova
Kosovë: KFOR-i ndihmon Policinë dhe FSK-në në shuarjen e zjarreve
Policia e Kosovës, KFOR dhe FSK angazhohen për shuarjen e zjarreve në malet e Kosovës
Policia e Kosovës, KFOR dhe FSK angazhohen për shuarjen e zjarreve në malet e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për situatën pas zjarreve që kanē përfshirë fshatin Shtupeq në Rugovë.
Ai siguroi se Ministria e Brendshme ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në koordinim të kësaj situate.
“Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-i, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim. Qytetarët dhe prona e tyre, deri në këto momente, janë të sigurta dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”, theksoi ai, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane















