Kosova
Një termin për vizë në ambasadën gjermane shitet për 500 euro, reagon ambasada në Prishtinë
Terminet për aplikim për vizë në ambasadën e Gjermanisë shiten nga 500 euro
Qytetarët e Kosovës, të cilët kanë synuar të caktojnë në ambasadën e Gjermanisë një termin për aplikim për vizë pune, sot janë përballur me mosfunksionim e web-faqes së ambasadës për këtë çështje.
Ata kanë raportuar në KALLXO.com për mosfunksionimin e web-faqes së ambasadës dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të caktojnë termin.
Në pamundësi për të caktuar terminin online dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër, qytetarët kanë gjetur “rrugë alternative”.
Ata kanë treguar se persona të caktuar u kanë ofruar termin porse për këtë u kanë kërkuar shumë të majme parash, përcjell Albinfo.ch.
Njëri prej tyre ka treguar se për sigurimin e terminit i janë kërkuar 500 euro.
Ofruesi i terminit i ka thënë qytetarit se në rast se sigurimi i terminit dështon atëherë paratë kthehen.
Ndërkohë, gjatë ditës është rregulluar web-faqja ku qytetarët mund të aplikonin për termin porse më nuk kishte termine të lira.
Disa qytetarë thonë se për të siguruar një termin për vizë gjermane, po u kërkohen nga 500 euro nga njerëz jashtë ambasadës.
Zyrtarisht, terminet për viza gjermane janë falas. Lidhur me këto pretendime, ka folur për Express, Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka riktheksuar se caktimi i termineve është falas dhe nuk kanë ndonjë informacion ose rast konkret, për pretendimet e qytetarëve se në këmbim të 500 eurove u është ofruar sigurimi i një termini.
“Përkitazi me pagesat për temine: Deri tani askush nuk iu është drejtuar ambasadës lidhur me ndonjë rast konkret. Në rast të informatave konkrete, ne i shqyrtojmë të gjitha akuzat; mirëpo pa të dhëna/informata konkrete kjo fatkeqsisht nuk është e mundur. Në rast se ekzistojnë të dhënat konkrete, ne do t’ju ishim falënderues për një njoftim. Caktimi i termineve në Ambasadën Gjermane parimisht është falas”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Historia me “shitje” të termineve për viza gjermane nga persona apo agjencioneve të paautorizuara nuk është e re.
Megjithatë, ambasada gjermane thotë se sistemi i saj nuk i lejon rezervimet e termineve nga dikush, për dikë tjetër, e kësisoj, sipas ambasadës, nuk mund të bëhen as shitjet e termineve.
“Në parim masat e sigurisë së sistemit dhe proceset e termineve të ambasadës e pengojnë rezervimin e termineve jo të personalizuara dhe me këtë edhe shitjen e tyre. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave për terminet e rezervuara gjithashtu nuk janë të mundura për të siguruar mbrojtjen e tyre nga keqpërdorimi”, përfundon ambasada.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













