Kosova
Mbi 2 mijë aplikacione nga diaspora për zgjedhjet lokale të Kosovës
Prej këtyre aplikacioneve, janë aprovuar 1 mijë e 960, ndërsa 141 të tjera nuk i kanë plotësuar kriteret juridike
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më 3 gusht kanë pranuar 2 mijë e 102 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Kosovë.
Aplikuesit, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore si regjistrues jashtë vendit, mund të votojnë përmes postës, votim ky i cili fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ deri më 15 tetor 2021.
Aplikimi për regjistrim i shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për të votuar me postë, mund të bëhet deri më 18 gusht.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se deri tani shumë qytetarë kanë kërkuar të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit.
Janë 933 kërkesa lidhur me këtë, prej tyre 783 janë paraqitur.
Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator.
Ndërsa periudha e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 16 tetorit përfundon më 16 gusht për partitë politike, gjithashtu edhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar të komunave apo kuvende komunale.
Në mbledhjen e KQZ-së u tha se deri më tani kanë pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave Sipas të dhënave, në Zvicër vidhen rreth 50 mijë biçikleta çdo vit, ndërsa problemi është bërë... -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s













