Lajme
Zvicër: Testohuni pas kthimit nga pushimet
"Edhe nëse nuk keni simptoma, testohuni pas pushimeve", ky është slogani i një fushate të re
Me ngadalësimin e normave të vaksinimit, zyrtarët zviceranë të shëndetësisë kanë nisur një fushatë, duke u kërkuar udhëtarëve jo të vaksinuar të testohen pasi të kthehen nga udhëtimet e tyre verore.
“Edhe nëse nuk keni simptoma, testohuni pas pushimeve”, ky është slogani i një fushate të re të nisur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, tha zyrtarja e lartë Virginie Masserey për mediat, përcjell albinfo.ch.
Masserey tha se situata Covid ishte ende “e pasigurt”, me numër relativisht të lartë të rasteve (më shumë se 1.000 të raportuar) së bashku me nivelet e ulëta të shtrimit në spital dhe vdekjeve (53 dhe zero të martën, respektivisht).
Thirrja për njerëzit e pavaksinuar që të testohen pas udhëtimeve të tyre (qoftë brenda Zvicrës apo jashtë vendit) vjen pasi shkalla e vaksinimit është ngadalësuar pas muajsh progres të qëndrueshëm. Deri të martën, 48.4% e popullsisë ka marrë dy doza, ose 69% e të rriturve, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo është më e ulët se shumë vende të tjera në Evropë, dhe do të thotë se “ka ende mjaft njerëz joimunë në Zvicër për të rrezikuar një mbingarkesë të spitaleve”, nëse një valë tjetër infeksionesh fillon, tha Masserey.
Ndërsa respektonte vendimin e njerëzve për të mos u vaksinuar, ajo tha se rreziqet e komplikimeve shëndetësore për shkak të kontraktimit të virusit janë rreth 1.000 herë më të larta se rreziku i problemeve pas një reagimi të keq ndaj vaksinës.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













