Lajme
Vazhdon rënia e euro-s
Duket se monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj, gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht, përcjell albinfo.ch.
Euro ka vijuar me rënie të fortë edhe në dy ditët e para të kësaj jave. Të martën, një euro u këmbye me 121.23 lekë.
Thuhet se që nga fillimi i gushtit, monedha e përbashkët ka humbur 0.43 lekë. Ky është niveli më i ulët në gati dy vjet, që nga shtatori i vitit 2019.
Sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, që këtë vit janë më të forta sesa në verën e kaluar (kur vendi po vuante pasojat e pandemisë) për shkak të gjallërimit të turizmit. Hyrjet e shtuara të turistëve të huaj dhe të emigrantëve (porti i Durrësit ka pasur trafik të rënduar ditët e fundit) kanë rritur ofertën për valutë në treg, duke ndikuar në nënçmimin e fortë të euros.
Këtyre u shtohen dhe faktorë të tjerë në kahun e ofertës, si valuta që hyn në mënyrë informale. Në të kundërt, në kahun e kërkesës ka një tërheqje të dobët të valutave, duke ushtruar më shumë presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët.
Euro ndërkohë është e dobët edhe në bursat ndërkombëtare. Të martën, një euro u këmbye me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill, për shkak të pasigurive që ka sjellë në ekonominë një valë tjetër e virusit, ndërsa dollari u ndihmua nga pritshmëritë se Rezerva federale do të nisë një program të blerjes së obligacioneve.
Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje duke u këmbyer të martën me 103.39 lekë, 0.23 lekë më shumë se një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










