Lajme
U miratua marrëveshja për taksat ndërkufitare Zvicër-Itali
Këshilli Federal miratoi një marrëveshje të re tatimore për udhëtarët ndërkufitarë mes Zvicrës dhe Italisë, transmeton albinfo.ch.
Berna dhe Roma nënshkruan marrëveshjen dhjetorin e kaluar, kur pas vjetësh negociatash, polemikash dhe shtyrjesh, të dy vendet arritën të gjenin një zgjidhje që ishte e kënaqshme për të dyja palët.
Sipas marrëveshjes, Zvicra mban 80 për qind të tatimit të zakonshëm mbi të ardhurat e punëtorëve të rinj kufitarë që do të punojnë në Zvicër. Ata do të tatohen edhe në Itali, porse tatimi i dyfishtë do të eliminohet.
Sidoqoftë, një regjim kalimtar zbatohet për njerëzit që punojnë ose kanë punuar në Ticino, Graubünden dhe Valais – tri kantonet që ndajnë një kufi me Italinë – midis 31 dhjetorit 2018 dhe datës së hyrjes në fuqi.
Kjo kategori e punëtorëve do të vazhdojë të tatohet ekskluzivisht në Zvicër, e cila do t’u paguajë komunave kufitare italiane deri në vitin fiskal 2033 një kompensim financiar prej 40 për qind të taksës së mbajtur në burim të vendosur në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













