Lajme
Gjermani: Ujë me kripë, në vend të vaksinës
Mbi 8 mijë vetë duhet të rivaksinohen në Gjermani
Autoritetet në Gjermani u kanë kërkuar më shumë se 8 mijë personave të rivaksinohen, pasi dyshohet se një infermiere, e cila ishte kundër imunizimit, kishte aplikuar ujë me kripë në vend të vaksinës.
Policia po heton veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland, pranë detit të veriut. Fillimisht besohej se vetëm 6 persona kishin marrë solucionin e padëmshëm në mars dhe në prill. Ishte vetë gruaja që e kishte pranuar këtë, për të justifikuar faktin se ishte kapur duke hedhur një shishkë vaksine në dysheme.
Por ndërsa hetimet vijuan, u bë e qartë se më shumë qytetarë kishin marrë ujin me kripë në vend të vaksinës së Pfizer, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Shumica e personave të mashtruar, janë mbi 70 vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga pandemia. Inspektori Peter Beer, i cituar nga Süddeutsche Zeitung, tha se infermierja 40-vjeçare ndante informacione kritike mbi koronavirusin në rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













