Lajme
6 të vrarë në një sulm me armë në Angli, një fëmijë në mesin e viktimave
Sfondi i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë por autoritetet kanë përjashtuar motivin terrorist
Gjashtë persona janë vrarë në mbrëmjen e të enjtes nga të shtënat në qytetin jugperëndimor anglez, Plymouth, përfshirë sulmuesin e dyshuar.
Sipas policisë, një nga viktimat ishte fëmijë nën moshën 10 vjeç, shkruan euronews.
Incidenti ka ndodhur në një zonë banimi, dëshmitarët okularë raportojnë se sulmuesi ka goditur derën e një shtëpie dhe ka filluar të qëllojë, transmeton albinfo.ch. Një numër i madh i policisë dhe punonjësve të shpëtimit ishin në detyrë.
Sfondi i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë por autoritetet kanë përjashtuar motivin terrorist. Policia u ka kërkuar njerëzve që kishin bërë filmime me celularë, të mos i postonin ato në internet.
Ministrja e brendshme Priti Patel e ka përshkruar incidentin si “tronditës” dhe ka thënë se mendimet e saj ishin me të prekurit. Keir Starmer, udhëheqës i Partisë Laburiste, ka folur për një tragjedi.
Plymouth është selia e bazës më të madhe detare në Evropën Perëndimore, e cila gjithashtu përfshin nëndetëse bërthamore dhe anije të mëdha luftarake.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












