Kosova
Diaspora shënon rekord të hyrjeve dhe të ardhurave në Kosovë
Vetëm brenda 15 ditëve të muajit gusht në Kosovë kanë hyrë 1.409,502 persona.
Diaspora kosovare edhe këtë vit ka shënuar rekord të sjelljes së të ardhurave në Kosovë. Madje, rekord është shënuar edhe në ardhjen e tyre gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti, transmeton Albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës dërguar REL, bëhet e ditur se derisa në muajin qershor numri i personave që kanë hyrë përmes transportit rrugor ka qenë 1.858,533, në muajin korrik është rritur për 1.032,318.
Ndërkohë që vetëm brenda 15 ditëve të muajit gusht në Kosovë kanë hyrë 1.409,502 persona.
Nga ana tjetër, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është bërë e ditur se numri i udhëtarëve në muajin korrik ishte 340.446. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2019, ka pasur rritje për 60.433 udhëtarë.
Ndërsa vetëm për 15 ditë të muajit gusht janë realizuar 738 fluturime, me 91.634 udhëtarë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave Sipas të dhënave, në Zvicër vidhen rreth 50 mijë biçikleta çdo vit, ndërsa problemi është bërë... -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s











