Lajme
Zelanda e Re zgjat kufizimet e Covid-19
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi se ndalesat e nivelit të katërt kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që po zbatohen në qytetin më të madh të vendit, Auckland, janë zgjatur deri më 23 gusht, duke përfshirë gjithë vendin.
Ardern, në konferencën për media të mbajtur në kryeqytetin Wellington dha një deklaratë në lidhje me rastet e reja të COVID-19 në vend dhe masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.
Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, ajo tregoi se janë raportuar 11 raste me COVID-19, prej të cilëve 3 në Wellington, ndërsa ende nuk e dinë dimensionin e variantit Delta, i cili është hasur tek një person i ardhur nga qyteti Sydney i Australisë.
Ajo njoftoi se për këtë shkak ndalesat e nivelit të katërt që po zbatohen në Auckland, janë zgjatur deri më 23 gusht në mesnatë, përfshirë gjithë vendin. “Ende jemi duke pritur për një numër të madh të kontakteve të ngushta që duhet të testohen. Nuk e dimë ende dimensionin e variantit Delta. E gjithë kjo na thotë se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, u shpreh ajo.
Në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, më 17 gusht një person u diagnostikua me COVID-19 duke e vendosur qytetin në “mbyllje të plotë” 7-ditore në kuadër të kufizimeve, ndërsa ndalesa për qytetet e tjera ishte caktuar 3 ditë.
Zelanda e Re, me një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh është një ndër vendet që ka luftuar më me sukses kundër pandemisë së COVID-19.
Deri më tani vendi ka raportuar vetëm 2.968 raste, ndërsa kanë humbur jetën 26 persona. Vendi ka 69 raste aktive, prej të cilëve një trajtohet në spital.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












