Lajme
Austri: Rritet numri i të infektuarve me Covid -19
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të shtunën janë regjistruar 1.328 raste të reja në gjithë Austrinë
Në tri ditët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Austri ka kaluar rangun katërshifror. Të mërkurën e kaluar ishin regjistruar 1.221 raste të reja, të enjten 1.226, ndërsa të premten 1.1258. Edhe gjatë ditës së shtunë rastet e reja vetëm sa janë shtuar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të shtunën janë regjistruar 1.328 raste të reja në gjithë Austrinë. (Shifrat publikohen çdo ditë në orën 9:30 të mëngjesit për 24 orët e fundit). Për krahasim: një javë më parë, më 14 gusht, kishte vetëm 951 infeksione të reja, shkruan albinfo.at.
Numrat dhe detajet nga fillimi i pandemisë
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash, në gjithë Austrinë janë regjistruar 675,405 raste pozitive. Po ashtu, deri ditën e shtunë si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 10,761 persona në të gjithë Austrinë, ndërsa 652,896 janë shëruar, raporton vienna.at. Aktualisht me raste aktive në gjithë Austrinë janë 11.748 raste, prej tyre 326 persona në trajtim spitalor. Nga këta, 70 persona gjenden në njësitë e kujdesit intensiv, përcjell albinfo.at.
Afër 60% e popullsisë në Austri janë të vaksinuar plotësisht
Vetëm gjatë ditës së premte janë administruar 23.960 vaksina. Sipas të dhënave në kartën e vaksinimit elektronik(E – Impfpasses), numri i personave që kanë marrë të paktën një vaksinë është 5.431 milionë persona, apo 60.8 për qind të popullsisë. Rreth 5.104 milionë njerëz apo 57.1 për qind e austriakëve tashmë janë imunizuar plotësisht.
Numri më i madh i të vaksinuarve në Austri është në landin Burgerland me 67.9 për qind, i ndjekur nga Austria e Ulët me 63.7 për qind dhe Steiermark me 60.9 për qind. Më pas gjendet Tiroli me 60 për qind, Vjena me 59.2 për qind, Vorarlberg me 58.9 për qind, Kärnten me 57.3 dhe Salzburg me 57.2 për qind të popullsisë. Në përqindje me të ulët gjendet Austria e Epërme, me 56.4 për qind.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













