Lajme
Nuk janë fajtorë vetëm shqiptarët për përhapjen e virusit në Zvicër
Më e ashpër ka qenë Qendresa Sadriu, deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Ajo thotë se nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar për situatën e krijuar në Zvicër.
Gati të gjitha mediat zvicerane shkruajnë ditët e fundit në lidhje me numrin në rritje të rasteve dhe për pacientët e hospitalizuar që janë infektuar me virusin korona, të cilët janë kthyer kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku ishin për pushime. Këto të dhëna janë bërë publike të paktën nga Task Forca për pandeminë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as reagimet dhe as arsyetimet e politikanëve dhe specialistëve mjekësorë të këtushëm shqiptarë. Më e ashpër ka qenë Qendresa Sadriu, deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Ajo thotë për albinfo.ch se nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar për situatën e krijuar në Zvicër.
«Zvicra është njëra nga vendet me nivelin më të ulët të njerëzve plotësisht të vaksinuar. Nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një komunitet i caktuar. Sipas mendimit tim, politika në përgjithësi është përgjegjëse në pjesën më të madhe dhe ne duhet të sensibilizojmë dhe t’i motivojmë njerëzit që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse», thotë politikania shqiptare, duke bërë thirrje që të rishqyrtohen masat mbrojtëse përsëri dhe niveli i respektimit të tyre, shkruan albinfo.ch.
«Duhet të kthehemi në normalitet dhe ne mund ta bëjmë atë vetëm nëse punojmë së bashku dhe secili të kontribuojë në këtë drejtim. Pra, a janë vetëm shqiptarët problemi kryesor i këtushëm? Jo, sigurisht që jo! Por një problem që prek shoqërinë në tërësi», reagon Sadriu dhe kërkon nga bashkëkombësit e saj që të shohin qartë përgjegjësinë e tyre në Zvicër, që e përfaqësojmë ose kanë ndikim në çfarëdo mënyre (politika, sporti, muzika, shkenca, mjekësia etj.)
«Duhet ta bëjmë të qartë rolin tonë në mobilizimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Në të njëjtën kohë, organet e ndryshme shtetërore duhet të punojnë më mirë së bashku», thotë politikania shqiptare, duke bërë thirrje për vaksinim.
Këtu do të gjeni lidhjen ku mund të regjistroheni për vaksinimin kundër koronavirusit: zh.ch
Politikania shqiptare për këtë temë kishte folur gjatë ditës së mërkurë në një intervistë edhe për televizionin zviceran SRF: LINKU
Lexoni po ashtu:
Koronavirusi, veçanërisht i përhapur ndër shqiptarët e Zvicrës
Zvicër: Shumë nga pacientët e rinj me Covid kanë prejardhje migrimi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











