Lajme
Talebanët bëjnë “xhiro” me helikopterin amerikan
Një video po bënë xhiro në rrjetet sociale, ku tregon forcat talebane që fluturojnë me një helikopter amerikan Black Hawk prej 6 milionë dollarësh mbi Kandahar për të patrulluar qytetin, përcjell albinfio.ch.
Pamjet u shpërndanë në Twitter nga një llogari e quajtur Talib Times, e cila pretendon të jetë burimi zyrtar i lajmeve për Emiratin Islamik Afganistan, shkruan Daily Mail.
Thuhet se pamjet e paverifikuara tregojnë një burrë të varur nga një helikopter ndërsa fluturon mbi Kandahar përpara largimit të SHBA-së nga Afganistani.
Po sipas mediave, ekziston frika se talebanët mund të kenë qasje deri në 200,000 armë zjarri, 20,000 Humvees dhe qindra aeroplanë që SHBA i dhuruan ushtrisë afgane.
Pamjet vijnë disa ditë pasi dolën disa pamje të tjera, ku shiheshin talebanët që testonin një helikopter të kapur Black Hawk duke “bërë një xhiro” rreth një fushe ajrore.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, pranoi se SHBA nuk ka një ‘tablo të qartë’ të asaj se sa mungojnë nga 83 miliardë dollarë inventar ushtarak, që tani mund të jenë në duart e armikut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













