Lajme
Ndryshojnë rregullat për ata që duan të shkojnë në Itali
Sot, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Itali se nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021 kanë ndryshuar disa rregulla, përcjell albinfo.ch.
Kështu nëse doni të hyni në shtetin italian, çdo qytetar duhet të paraqesë: Certifikatën e gjelbër Covid-19 dhe vaksinat që njeh shteti italian Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson, po ashtu test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes dhe formularin PLF.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D ?https://bit.ly/3mM8wEY
Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
➡ Certifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
Certifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
➡Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
➡Formularin PLF ? https://app.euplf.eu/
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;
➡Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.
Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun? https://bit.ly/38u0NTs
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres
















