Kosova
Gjykata në Kroaci i shtyn paraburgimin shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik
"Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë", tha avokati i shoferit kosovar
Shoferit kosovar, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, e ku humbën jetën 11 mërgimtarë që po vinin në Kosovë, i është shtyrë paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.
Ky vendim u mor sot nga Gjykata në Kroaci. Avokati i shoferit, Igor Cishper, tha për mediat atje se paraburgimi i klientit të tij u zgjat nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.
“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe, në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Më tutje avokati shtoi se janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












