Kosova
Presidentja Osmani u drejtohet kosovarëve në Zvicër: “Vaksinohuni të gjithë!”
Ajo ka thënë se shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër kanë udhëtuar në vendlindje, në Kosovë dhe janë infektuar me virusin korona atje
Shpërthimi më i ri i koronavirusit në Kosovë, i cili është bartur së fundi edhe në Zvicër, ka ngjallur reagime të shumta në vendin helvetik.
Në disa raste ato shkojnë edhe deri në fajësimin e kosovarëve që “e sollën” këtë virus në Zvicër, duke u kthyer nga pushimet e bëra në Kosovë.
Së fundi, apeleve drejtuar kosovarëve të Zvicrës për t`u vaksinuar u është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila aktualisht ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik, në Interlaken, shkruan albinfo.ch.
Ajo me këtë rast u ka bërë thirrje kosovarëve në Zvicër që të vaksinohen. “Secili duhet ta marrë seriozisht përgjegjësinë e tij në raport me pandeminë”, raporton agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA, për apelin e presidentes Osmani.
Osmani-Sadridu ka thënë të mërkurën në Forumin Ekonomik Zviceran SEF në Interlaken se shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër kanë udhëtuar në vendlindje, në Kosovë, gjatë verës dhe janë infektuar me virusin korona atje.
“Ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht përgjegjësinë tonë në këtë krizë të koronës. U bëj thirrje të gjithë kosovarëve në Zvicër dhe Kosovë që të vaksinohen”, është shprehur ajo.
Në fjalimin e saj ajo gjithashtu ka theksuar se pranimi në BE mbetet prioritet për Kosovën. Anëtarësimi aktualisht po dështon, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
“Duhet bërë shkëputje nga e kaluara”, ka thënë ajo më tutje, transmeton albinfo.ch. “Shpresojmë që Serbia në të ardmen do të zgjedhë një klasë udhëheqëse, e cila do të kuptojë se Kosova është një republikë që do të qëndrojë dhe e cila dëshiron të japë një kontribut të rëndësishëm për paqen në rajon”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it










