Lajme
Anulohet “Alba Festival” 2021 në Cyrih
Sipas arsyetimit të autoriteteve kompetente, anulimi bëhet për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus
Më 4 dhe 5 shtator ishte planifikuar të mbahej në Cyrih festivali open-air shqiptar për Zvicër “Alba Festival”. Pas shumë lajmesh kontradiktore për dhe kundër mbajtjes së tij, në fund ka qenë Kantoni i Cyrihut i cili ka marrë vendimin për anulim, njofton albinfo.ch duke ju referuar organizatorëve të festivalit.
Sipas arsyetimit të autoriteteve kompetente, anulimi bëhet për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus në Zvicër.
Në këtë festival, i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 2019, ishte planifikuar prezantimi i shumë yjeve të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Elita 5 etj.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













