Lajme
Merkel premton: Do t’i mbulojmë të gjitha dëmet e vërshimeve
Autoritetet gjermane do të mbulojnë të gjitha kostot e nevojshme për riparimet nga dëmet që shkaktuan në vend përmbytjet shkatërrimtare të korrikut.
Kancelarja Angela Merkel u rikthye në luginën më të goditur nga fatkeqësia natyrore, duke përsëritur premtimin për ndihmë të shpejtë.
“Ta dini, që nuk do t`ju harrojmë. Kur ishit këtu të rrethuar nga uji, kur iu desh të ngjiteshin nëpër çati e të prisnit ndihmën, ne vetëm mund ta marrim me mend se çfarë makthi keni kaluar. Është detyra jonë të bëjmë gjithë çfarë mundemi për t`iu ndihmuar”, tha Merkel, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Më shume se 180 vetë humbën jetën në Gjermani e qindra të jetë u plagosën në përmbytjet e 14 dhe 15 korrikut, të cilat morën jetë njerëzish edhe në Belgjikën fqinje. Reshjet e dendura të shiut i kthyen rrëkenjtë e vegjël të ujit në lumenj të vërtetë që morën përpara shtëpi, ura e makina.
Peshën më të madhe të shkatërrimeve e mbajti lugina e vogël Ahr, pranë Bonn-it. Shkencëtarët thanë së fundi se ngrohja globale i shtoi ndjeshëm gjasat që reshjet e rrëmbyera të shiut të shkaktonin përmbytje vdekjeprurëse në Europën Perëndimore.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











