Lajme
LAPSH bën thirrje për të mos u braktisur shkollat shqipe në Bavari
Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë në Bavari po përcillet me sfida, sidomos gjatë kohës së pamdemisë
Mësuesit e prindërit shqiptarë në Republikën e Bavarisë shprehin shqetësim për uljen e numrit të fëmijëve që mësojnë gjuhën amtare.
Prandaj, në vigjilje të nisjes së një viti të ri shkollor, ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të lartë.
“Të dashur nxënës, mësimdhënës, këshilla të prindërve dhe prindër, që jetoni dhe veproni në Republikën e Bavarisë, ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor 2021/22, në mësimin plotësues në gjuhën shqipe”, nis njoftimi i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH).
Kryesia e LAPSH-it bën thirrje që së bashku “të angazhohen në rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe në Republikën e Bavarisë. “Kjo rritje e numrit të nxënësve dhe hapja e klasave të reja jo vetëm që na nderon si komunitet shqiptar, por mbi të gjitha i ruajmë fëmijët nga asimilimi, humbja e vlerave kombëtare e ato kulturore”, thuhet në reagim.
“Bashkëkombës, kudo që jeni, biznese e shoqata”, theksojnë ata në njoftim, “duhet të bëheni të gjithë së bashku në interes të shkollës shqipe, në ruajtjen e gjuhës amtare dhe të kulturës, të kësaj vlere sublime, e cila na identifikon qenien tonë kombëtare”, vazhdon më tutje reagimi, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












