Lajme
Zvicër: për një javë, 20 për qind më shumë pacientë të trajtuar me oksigjen
225 pacientë me Covid-19 kanë qenë të varur në ventilator javën e kaluar. 44 vdekje ishin raportuar për javën raportuese, dhjetë më shumë se një javë më parë
Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv për shkak të koronavirusit është rritur me 15 për qind, duke arritur në 280 brenda një jave. Një pjesë e madhe e tyre, 20 përqind më shumë se një javë më parë – duhej të ventiloheshin.
225 pacientë me Covid-19 kanë qenë të varur në ventilator në të gjithë Zvicrën javën e kaluar.
Shkalla e ngarkimit në njësitë e kujdesit intensiv ka qenë më e larta, gjegjësisht 79%, që nga fillimi i pandemisë korona gjatë dy javëve të fundit, thuhet në raportin më të ri javor të BAG, të publikuar të enjten.
Përqindja e pacientëve që kishin nevojë për një vend në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni nga korona ishte 41 për qind – në javën e 12 korrikut ishte 3.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Pothuajse çdo person i dytë në njësitë e kujdesit intensiv duhej të trajtohej dhe të kujdesej për shkak të Coronës. Shumica e tyre javën e kaluar (225 pacientë me Covid-19) duhej të ventiloheshin .
Rritje e numrit të vdekjeve
BAG ka vënë re një rënie të shtrimeve në spitale “normale”. Në javën raportuese nga 30 gushti, 324 persona ishin në kujdesin spitalor, një javë më parë ishin 393. Që nga java e 23 gushtit, numri i shtrimeve në spital sipas BAG ka rënë.
Nga ana tjetër, numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin, sipas raportit, është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga java e 9 gushtit. 44 vdekje ishin raportuar për javën raportuese, dhjetë më shumë se një javë më parë.
Më të infektuarit, grup mosha nga 10 deri në 19 vjeç
Megjithatë, numri i rasteve të raportuara të infeksionit me koronavirus ka ndryshuar pak në krahasim me javët e mëparshme. 4.9 për qind më shumë raste sesa në javën paraprake janë raportuar javën e kaluar ndërsa kishte afër 18,800 raste pozitive.
Njerëzit midis moshës 10 dhe 19 vjeç janë më të prekur nga sëmundja. 4280 raste janë raportuar javën e kaluar, 505 raste për 100,000 njerëz. Për krahasim: në skajin tjetër të spektrit është grupmosha e 70-vjeçarëve dhe më të vjetër, të cilët preken më së paku me më pak se 60 persona për 100,000 njerëz, përcjell albinfo.ch. Mosha mesatare e të sëmurëve ishte 29 vjet. Kjo do të thotë se gjysma ishin më të vjetër se 29 vjeç, gjysma tjetër më e re se 29 vjeç.
E-Diaspora
-
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit Kosovë: Nga mbi 142 mijë kërkesa të pranuara, janë miratuar 131,800, ndërsa shumica e mërgimtarëve kanë... -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës














