Kosova
Takimi Merkel-Kurti këtë javë në Tiranë
Java që po vjen pritet të jetë koha kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.
Merkel të martën ka paraparë vizitë në Shqipëri, ndërkaq takimi mes saj dhe Kurtit, pritet të zhvillohet në Tiranë në kuadër të kësaj ngjarjeje, përcjell Albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
”Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka theksuar ai.
Kancelarja gjermane në Tiranë do takohet fillimisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.
Në bisedimet me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave













