Lajme
Njoftim me rëndësi për mërgimtarët që duan të votojnë në zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.
Referuar një njoftimi drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.
“Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532. Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.
Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.
Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih













