Lajme
SpaceX nis raketën me ekuipazh vetëm nga civilë
Miliarderi më i fundit ndër entuziastët e hapësirës u përgatit për nisjen të mërkurën së bashku me tre qytetarë të tjerë privatë në bordin e një anije raketë të kompanisë SpaceX, duke u bërë kështu ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga civilë, i lëshuar në orbitën e Tokës.
Kuarteti i udhëtarëve amatorë në hapësirë, i udhëhequr nga Jared Isaacman, amerikani që është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i firmës së tregtisë elektronike Shift4 Payments, u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, Florida.
Fluturimi, pa astronautë profesionistë që shoqërojnë klientët që paguajnë kompaninë SpaceX, pritet të zgjasë rreth tre ditë nga ngritja deri në uljen në oqeanin Atlantik.
Udhëtimi nga hangari
Pak më përpara, Isaacman, 38 vjeç dhe shokët e tij të ekuipazhit – Sian Proctor, 51 vjeç, Hayley Arceneaux, 29 vjeçe dhe Chris Sembroski, 42 – dolën nga një hangar i kompanisë SpaceX, duke pritur për të përshëndetur turmat me familjarë, miq dhe dashamirës.
Në vazhdim, ata u futën me dy automobila nëpër kompleksin e qendrës hapësinore në një ndërtesë logjistike, ku veshën kostumet bardh e zi që do të vishnin për nisjen.
Ata më pas u drejtuan për në bordin e lëshimit për të hipur në një kapsulë të bardhë vezulluese SpaceX Crew Dragon, të quajtur Resilience, e vendosur në majë të një prej raketave të ripërdorshme Falcon 9 dhe të pajisur me një kube të veçantë vëzhgimi në vend të kapakut të zakonshëm të ankorimit.
Kjo shënon fluturimin inaugurues të biznesit të ri të turizmit orbital të pronarit të SpaceX, Elon Musk, dhe një hap më përpara konkurrentëve, duke ofruar gjithashtu udhëtime me anije-raketa për klientët e gatshëm të paguajnë një pasuri të vogël për fluturimin në hapësirë.
Zoti Isaacman ka paguar një shumë të paditur për miliarderin Musk për të dërguar atë dhe tre shokët e tij të ekuipazhit në hapësirë. Revista Time e ka vendosur çmimin e biletës për të katër vendet në 200 milionë dollarë.
Misioni, i quajtur Inspiration4, u ideua nga Isaacman, kryesisht për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për një nga kauzat e tij të preferuara, Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude, një qendër kryesore e kancerit të fëmijëve në Memphis, Tennessee./VOA
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve