Futboll
Kosova dhe Shqipëria ngjiten në klasifikimin e FIFA-s
Mësohet se kombëtarja shqiptare e futbollit është ngjitur në vend të 66-të në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja në muajin gusht ishin në vend të 69-të, por paraqitjet e mira në takimet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 në shtator kanë ndikuar në këtë pozicionim të ri.
Shqipëria fitoi 2 nga 3 sfidat e luajtura në shtator, ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 dhe ndaj San Marinos me rezultatin 5-0 në shtëpi, ndërsa u mund në Varshavë nga Polonia me rezultatin 4-1 në sfidën e 2 shtatorit.
Nga ana tjetër, edhe Kosova është përmirësuar në renditjen e muajit shtator. “Dardanët” renditen të 109-të, si asnjëherë më parë, ndërsa janë ngjitur me 6 pozicione.
Në tri takimet kualifikuese të Botërorit, Kosova mposhti Gjeorgjinë, barazoi me Greqinë dhe u mund nga Spanja. Vendi i parë në renditjen e kombëtareve të futbollit vazhdon që të mbahet nga Belgjika, e pas tyre vjen Brazili.
Në vend të tretë është Anglia, e pas saj Franca. Kampionia e Europës, Italia, mban vendin e pestë në renditje, kurse Gjermania e 14-ta.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën
















