Lajme
Dëshira e fundit e burrit të mbretëreshës Elizabeth, mbahet sekret për 90 vjet
Dëshirat e fundit të Princit Filip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili vdiq në prill, do të mbeten të vulosura edhe për 90 vjet, për të mbrojtur “dinjitetin” e mbretëreshës.
Duka i Edinburgh vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeç.
Për më shumë se një shekull, konventa ka kërkuar që, pas vdekjes së një anëtari të shquar të familjes mbretërore britanike, t’i bëhet një kërkesë Kryetarit të Divizionit të Gjykatës së Lartë të saj, në Londër, që dëshirat e fundit të të ndjerit të vulosen, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Në një vendim të lëshuar dje, magjistrati Andrew Mc Farlane urdhëroi që testamenti i Princit Filip të vuloset për 90 vjet.
Edhe pas këtij afati, testamenti do të hapet vetëm në privatësinë e familjes.
“E ndjeva të nevojshme se, për shkak të pozicionit kushtetues të Sovranes, është e përshtatshme që të ketë një praktikë të veçantë në lidhje me vullnetet mbretërore (…) për të ruajtur dinjitetin e Sovranes dhe të anëtarëve të ngushtë të familjes së saj”, shkroi Mc Farlane.
“Ndërsa mund të ketë kuriozitet publik për atë se çfarë rregullimi privat një anëtar i Familjes Mbretërore mund të zgjedhë të bëjë në vullnetin e tij, nuk ka asnjë interes publik të vërtetë që publiku të jetë në dijeni të këtij informacioni krejtësisht privat”, shtoi ai.
Mc Farlane theksoi, gjithashtu, se “interesi i medieve në këtë drejtim është komercial” dhe se “shkalla e publicitetit që ky publikim ka të ngjarë të tërheqë do të ishte shumë e gjerë dhe plotësisht në kundërshtim me objektivin e ruajtjes së dinjitetit të sovranit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










