Lajme
Djathi “Lindi”, me recetë kosovare fiton çmimin e fermerëve inovativë të Cyrihut
"Lindi" është djathi i parë me shëllirë nga Oberlandi i Cyrihut, i bërë me qumësht vendas
Çmimi i sapo i krijuar “Zürcher Puurepreis” (çmimi i Cyrihut për fermerët) është ndarë për herë të parë këtë të dielë. Juria ka nderuar dy projekte nga rajoni: djathin me shëllirë “Lindi” nga Strickhof dhe biftekun nga një fermë në Uster, shkruan züriost.ch
“Innovativi Puure” (Fermerët inovativë) – një projekt nga fshati Strickhof dhe Shoqata e Fermerëve të Cyrihut – dha Çmimin e parë “Zürcher Puurepreis”.
Qëllimi i çmimit të sapo krijuar është të motivojë fermerët në mënyrë që ata të mund t’i kthejnë idetë e tyre në realitet, transmeton albinfo.ch. Gjashtë ekipe me projekte nga të gjitha rajonet e Kantonit të Cyrihut u nominuan për Çmimin e parë.
Një juri ekspertësh vendosi për tre projekte që do të fitonin Çmimin e përmendur, që përmban edhe shumën monetare prej 5,000 CHF secili. Si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në fermën Höfli në Marthalen, u nderuan gjithashtu dy projekte nga Oberlandi i Cyrihut: “Lindi”, djathi i shëllirës Oberland i Cyrihut dhe bifteku nga një fermë në Uster.
“Lindi” është djathi i parë me shëllirë nga Oberlandi i Cyrihut, i bërë me qumësht vendas. Këshilltari kantonal Daniel Wäfler (SVP), sipërmarrësit Zija Shabani dhe Karl Kupper nga lokaliteti Strickhof kanë ndezur idenë e tyre novatore për këtë djathë gjatë një udhëtimi në Kosovë.
Ata dëshironin të prodhonin specialitetin e djathit nga Ballkani në qumështoren e djathit Herschmettlen dhe t’ia shesin atë të gjithë dashamirëve të këtij lloji të djathit.
Kjo është arsyeja pse ata filluan projektin me mbështetjen e “Innovativi Puure”. Qëllimet e tyre janë lidhja e kulturave dhe rritja e vlerës së shtuar të qumështit nga rajoni, përcjell albinfo.ch. Djathi është përpunuar nga Ernst Friedli (Strickhof) dhe mjeshtri i djathit Stefan Bürki nga Herschmettlen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale