Integrimi
Arbër Bullakaj mban fjalim në “Vrapimin kundër racizmit”, në Cyrih
"Është e vështirë të besohet se 100 vjet më parë në Zvicër mund të natyralizoheshit pas 2 deri në 5 vitesh, ndërsa sot për këtë nevojiten të paktën 10 vjet"
Në “Vrapimin kundër Racizmit”, një manifestim sportiv dhe politik tradicional që mbahet në Cyrih, pjesëmarrësve u është drejtuar me një fjalim aktivisti i njohur politik shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj.
“Është kënaqësi e madhe për mua të kem rastin të flas kundër racizmit këtu, në Vrapimin kundër racizmit, sot. Të shohësh kaq shumë njerëz që bëjnë fushatë aktive kundër racizmit – kjo është e mrekullueshme! Sepse është shumë e rëndësishme të fokusohet vëmendja tek strukturat diskriminuese. Pa pushim. Po, për të treguar se këtu ekziston racizmi: Qoftë racizmi i përditshëm apo diskriminimi strukturor që shfaqet në fusha të ndryshme.
Një demokraci e vërtetë dhe liberale duhet të vërë gjithmonë në dyshim veten dhe të përmirësohet vazhdimisht. Ky vrapim është një shenjë e rëndësishme në këtë drejtim.
Në fusha të caktuara është gjithashtu e mundur të arrihen përmirësime”, ka thënë tutje Bullakaj, shkruan albinfo.ch. Por, ka theksuar ai, “në fusha të tjera, megjithatë, ne kemi bërë fatkeqësisht një hap prapa gjatë dekadave të fundit. Ky është një skandal. Dhe, një gjë që shumë nuk e dinë, nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Nëse njëqind vjet më parë, natyralizimi konsiderohej si fillimi i procesit të integrimit, këtu, në Zvicër, sot ky është fundi, një lloj shpërblimi për sjelljen e mirë. Sikur njerëzit pa pasaportë zvicerane të ishin të gjithë fëmijë të cilëve nuk u besohet të votojnë.
Është e vështirë të besohet se 100 vjet më parë në Zvicër mund të natyralizoheshit pas 2 deri në 5 vitesh, ndërsa sot për këtë nevojiten të paktën 10 vjet – për refugjatët dhe personat e pranuar përkohësisht, sipas rregullit, madje shumë më tepër.
Pothuajse një e katërta e popullsisë është e përjashtuar (nga e drejta për të bashkëvendosur, votuar). 38% e popullsisë është me sfond migrimi. Mbi 12% kanë dikë në familjen e tyre i cili ka prejardhje migrimi. Së bashku kjo përbën mbi 50% të shoqërisë sonë. Shtrëngimi i ligjit dhe të drejtat tona civile janë diametralisht të kundërta me realitetin brenda popullsisë.
Për këtë arsye ne krijuam shoqatën “Aktion Vierviertel” (Aksioni katër të katërtat)”, ka theksuar Bullakaj duke prezantuar synimet e shoqatës në fjalë..
“Shoqata synon të ndihmojë Zvicrën të kalojë nga demokracia prej tri të katërtave në katër të katërtat. Në manifestin tonë për një të drejtë themelore për natyralizim, ne, si një lëvizje e shoqërisë civile me bazë të gjerë, kërkojmë ndryshimin e paradigmës në të drejtat civile.
Në terma konkretë, kjo do të thotë: Të gjithë ata që kanë jetuar në Zvicër për katër vjet duhet të kenë të drejtën e natyralizimit, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë qenë banorë në Zvicër kur kanë lindur, gjithashtu duhet të marrin automatikisht shtetësinë zvicerane”, ka thënë veç tjerash Arbër Bullakaj në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e “Vrapimit kundër racizmit”, në Cyrih.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













