Lajme
Studimi amerikan: Vaksina Moderna mbron më mirë se Pfizer/Biontech
Mbrojtja afatgjatë e vaksinës së prodhuar nga kompania farmaceutike Moderna, sipas një studimi amerikan është më e mirë se ajo e Biontech/Pfizer
Sipas një studimi amerikan, vaksina nga kompania farmaceutike Moderna siguron mbrojtje më të mirë afatgjatë kundër rjedhës së rëndë të koronës sesa vaksina nga Biontech / Pfizer.
Studimi i botuar të premten nga Agjencia Amerikane e Shëndetit dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka zbuluar se mbrojtja që siguron vaksina Biontech është ulur ndjeshëm pas katër muajsh, ndërsa me Moderna ajo ka mbetur e qëndrueshme, pothuajse në nivelin e fillimit.
Studiuesit e CDC, për studimin e realizuar kanë ekzaminuar 3,689 raste të pacientëve në spital midis marsit dhe gushtit, trasnmeton albinfo.ch. Gjatë periudhës së studimit, në SHBA ka pasur një rritje masive të infeksioneve me variantin Delta, që është dukshëm më ngjitës. Nga pacientët me rrjedhë të rëndë të sëmundjes me Covid-19, 12.9 për qind kishin qenë të vaksinuar me Moderna dhe 20 për qind me Biontech.
Të dy vaksinat bazohen në teknologjinë mRNA
Në pacientët që ishin vaksinuar me Moderna, kishte më pak ndikim fakti se sa kohë më parë ishte bërë vaksinimi: Mbrojtja nga vaksinimi ishte 93 për qind në katër muajt e parë dhe 92 për qind më pas, përcjell albinfo.ch. Në rastin e pacientëve me vaksinim Biontech, mbrojtja nga vaksinimi në katër muajt e parë kishte rënë nga 91 për qind, në 77 për qind.
Gjithnjë e më shumë studime po tregojnë se Moderna ka efekt mbrojtës më të mirë afatgjatë sesa Biontech / Pfizer – edhe pse të dy vaksinat bazohen në teknologjinë e re mRNA. Mendohet se kjo lidhet me dozën më të lartë të vaksinës Moderna si dhe kohën më të gjatë të pritjes midis dy dozave. Rezultatet e hulumtimit mund të luajnë një rol në çështjen e vaksinimeve përforcuese (të treta).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













