Lajme
Artistët Destan dhe Barbara Gashi hapin ekspozitë në Vjenë
Ekspozita është hapur nga data 17.09.2021 në “Kunstraum Wohlleb”
Edhe këtë vit, skulptori i njohur shqiptar në Vjenë, Destan Gashi dhe bashkëshortja e tij, piktorja Barbara Gashi, kanë hapur ekspozitën e radhës me punimet e tyre.
Ekspozita është hapur nga data 17.09.2021 në “Kunstraum Wohlleb”.
Në këtë ekspozitë mund të shihni skulptura të ndryshme mermeri të punuara nga skulptori Destan Gashi si dhe piktura nga Barbara Gashi.
Përveç të tjerëve, ekspozita është vizituar edhe nga ambasadorët shqiptarë në Austri, ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, si dhe ai i Kosovës, Lulzim Pllana.
Pas vizitës, ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana përmes faqes së tij në Facebook ka shkruar:
“Kishim kënaqësinë që së bashku me mikun, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Roland Bimo, të marrim pjesë në ekspozitën e artistëve, skulptorit Destan Gashi dhe piktores Barbara Gashi në galerinë Wohlleb në Vjenë.
I falënderoj artisët për ftesën dhe i përgëzoj për punën dhe angazhimin e tyre në promovimin e vlerave kulturore të Kosovës dhe atyre kombëtare në Austri”, përcjell albinfo.at.
Ekspozita është e hapur deri më 25 shtator 2021. Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë.


E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih













