Tematike
2000 veta demonstrojnë në Lozanë kundër detyrimit për certifikatë
Turma ka brohoritur sloganet "Liberté, liberté, liberté!" (Liri) dhe i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset, të japë dorëheqjen
Rreth 2,000 njerëz kanë demonstruar mbrëmjen e sontme në Lozanë, kundër detyrimit për certifikatën Covid, raporton srf.ch.
Demonstrata u organizua nga shoqata e studentëve “Education sans certificat (ESC)” (Edukimi pa certifikatë).
Ky grupim i ri i studentëve kundërshton certifikimin e detyrueshëm në universitete dhe kërkon “qasje të barabartë në arsim për të gjithë”.
Turma ka brohoritur sloganet “Liberté, liberté, liberté!” (Liri) dhe i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset, të japë dorëheqjen, transmeton albinfo.ch. Në pankarta u denoncua certifikata në fjalë, duke u quajtur “Pasaporta e turpit”.
Demonstrata, për të cilën organizatorët nuk kishin kërkuar leje, ka kaluar pa probleme dhe është monitoruar nga disa policë.
Demonstrata u organizua për të shënuar fillimin e vitit të ri akademik në Vaud të martën. Fillimi i semestrit të vjeshtës ka shkuar kryesisht pa probleme dhe në një atmosferë të mirë në kampusin e Universitetit të Lozanës dhe Institutit Federal të Teknologjisë Zvicerane në Lozanë (EPFL).
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













