Lajme
21-vjeçarja kosovare synon Bundestagun gjerman
Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”
Dafina Berisha, vajza kosovare 21-vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, kandidon për një ulëse në Bundestag.
Theksohet se në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD), shkruan Deutsche Welle.
AfD-ja kishte arritur të bëhej forca e tretë në Parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.
Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo në DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në Parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë.
“Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë.
Prandaj edhe Dafina Berisha i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman nëpërmjet rrjeteve sociale me një videoklip në shqip, transmeton Gazeta Infokus.
Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













