Lajme
Përse BE-ja mund t’ua suspendojë vizat disa vendeve të Ballkanit
Mësohet se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.
Thuhet se në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.
Theksohet se Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria.
“Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Evropian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”, kanë thënë autoritetet e Francës.
Franca ka shprehur shqetësim edhe për politikën e vizave të Serbisë për vendet e treta dhe ka kërkuar që të punohet me Beogradin, që të përshtatë politikat e tij me ato të BE-së.
Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor paraqet rrezik për migrim ilegal në BE. Shteti i Francës ka përsëritur këto shqetësime.
Disa shtete kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave për shtetasit e huaj me politikën e BE-së të bëhet një prej kushteve që mund të çojë deri në suspendimin e liberalizimit të vizave.
Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladeshit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së.
Edhe Berlini ka shprehur shqetësime për shkeljen e rregullave në Gjermani nga shtetasit e huaj. Këto raste janë në rritje sidomos për qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia, që kryesisht kanë të bëjnë me qëndrim në shtet më shumë se 90 ditë, aq sa është e lejuar sipas rregullave të liberalizimit të vizave.
Gjermania ka kërkuar nga Komisioni Evropian që “opsioni i suspendimit të liberalizimit të vizave të jetë real”.
Bashkimi Evropian ka në fuqi të ashtuquajturit “mekanizma për suspendimin e liberalizimit të vizave”, por kjo deri më tash nuk është përdorur. Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të kthehej regjimi i vizave për Shqipërinë, por ky propozim nuk kishte kaluar, pasi Komisioni Evropian kishte vlerësuar se nuk kishte kushte për një gjë të tillë.
Sipas mekanizmave që ka në fuqi BE-ja, vizat mund t’u hiqen atyre shteteve nga të cilat ka rritje të migrimit ilegal, keqpërdorimit të së drejtës për qëndrim pa viza dhe të cilat nuk ndërmarrin masa për të adresuar këto probleme.
Disa shtete anëtare të BE-së kanë më shumë probleme me qëndrimet ilegale dhe azilkërkues nga vendet e Evropës Lindore, të cilave u janë hequr vizat, si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa të tjerat me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë dhe Serbinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













