Lajme
Elon Musk, sërish njeriu më i pasur në botë
Ai e ka tejkaluar kështu themeluesin e Amazon dhe rivalin e tij në projektet hapësinore, miliarderin Jeff Bezos
Të hënën, Elon Musk u bë personi i tretë në botë që ka arritur të akumulojë një pasuri me vlerën $200 miliardë dollarë, sipas revistës së mirënjohur Forbes.
I kontaktuar për të dhënë një koment nga Forbes, Elon Musk i ka bashkangjitur deklaratës së tij një batutë për Bezos.
“Po i dërgoj një statujë gjigande të numrit ‘2’ Jeffrey Bezos, bashkë me një medalje argjendi”, shkruan Musk në një e-mail të shkurtër.
Ky thumbim nuk vjen aspak si surprizë, pasi CEO ekscentrik i Tesla-s, njihet të ketë bërë disa postime në Twitter në të shkuarën duke e quajtur Bezos një ‘kopje’ të tijën, në dy raste. Në rastin e parë, në prill 2019, kur Amazon sapo kishte njoftuar planet për të nisur një konstalacion satelitësh që hynte direkt në konkurrim me projektin e Musk, SpaceX, dhe për të dytën herë në qershor 2020, kur Amazon bleu kompaninë e makinave që ecin me auto-pilot, Zoox, e cila ecën sërish në hapat e Tesla-s, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vitet e fundit, këta dy biznesmenë të fuqishëm janë përplasur në dy pista kryesore: të ardhurat e tyre neto si dhe ambicionet hapësinore. Musk vlente $24.6 miliardë dollarë në mars 2020, rreth $90 miliardë më pak se Bezos.
Në gusht 2020, Bezos u bë personi i parë në botë që kishte akumuluar një pasuri prej $200 miliardë dollarësh pasi aksionet e tij arritën vlera marramendëse. Por pasi kompania e makinave elektrike e Musk, – Tesla – arriti një rritje prej 720% në vitin 2020, Musk u ngjit me hapa galoponte duke u bërë personi më i pasur në botë për një periudhë të shkurtër në janar 2021.
Dyshja ka këmbyer titullin disa herë gjatë këtij viti, së bashku me Bernard Anault, CEO i konglomeratit të produkteve të luksit në Francë, LVMH.
Ama që prej të martës, ora 2:00 p.m., Musk ka zënë sërish vendin e parë, duke kapur një vlerë prej $200.7 miliardë dollarësh. Bezos është në vendin e dytë me $192.5 miliardë ndërsa Arnault në të tretin me $174 miliardë, sipas përllogaritjeve të Forbes.
Një zëdhënës i Bezos nuk ka pranuar t’i përgjigjet kërkesës së Forbes për të dhënë një kundër-koment.
Ndërkohë, në frontin hapësinor, të dy Musk dhe Bezos drejtojnë kompani raketash që janë në konkurrencë të vazhdueshme. Bezosh themeloi Blue Origin në vitin 2000, ndërsa Musk nisi SpaceX në 2002.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












