Kosova
Kosovë: 2337 pako me vota nga diaspora kanë arritur në KQZ
Derisa ka mbetur edhe një javë para përfundimit të afatit kohor për votimin nga jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar 2337 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
“Deri më datën 5 tetor, KQZ ka pranuar gjithsej 2337 pako të supozuara me fletëvotime. Pakon me fletëvotime janë tërhequr në përcjelljen e policisë nga zyrat postare si dhe postat e shpejta. KQZ-ja do të bëjë pranimin e fletëvotime deri më datën 15 tetor 2021. Periudhë tjetër është regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare deri më tani janë regjistruar 3200 votues, sipas kategorive…shtypja e listave përfundimtare të votuesve është në proces e sipër, ka filluar me datën 4 tetor 2021, janë lista përfundimtare të votuesve dhe listat komunale të votuesve. Aktualisht është në procesin e shtypjes, ndërsa shtypja e listës përfundimtare të votuesve është realizuar në tërësi procesi i printimit të tyre… tani kanë arritur fletëvotimet për kryetar komune dhe kuvendin komunal, si dhe broshurat e kandidatëve për kuvendin komunal në depon qendror të KQZ-së. Më datën 6 tetor është bërë pranimi teknik i tyre dhe printimi i fletëvotimeve është bërë në Slloveni”, tha Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














