Lajme
Krishtlindjet në Zvicër do të festohen normalisht këtë vit, pavarësisht Covid
Ndryshe nga sezoni i festave në vitin 2020, kur Zvicra ishte në mes të valës së dytë të pandemisë, ekspertët e shëndetit thonë se festimet e Krishtlindjeve të këtij viti mund të jenë afër normales, transmeton albinfo.ch.
“Absolutisht e mundur që ne të festojmë Krishtlindjet pa marrë asnjë masë nëse fushata e vaksinimit është e suksesshme”, tha Daniel Speiser, profesor i imunologjisë në Universitetin e Lozanës.
“Ne kurrë nuk kemi qenë aq afër fundit të pandemisë sa jemi tani”.
Dhe, sipas Christoph Berger, president i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit, “është krejt e mundur që ne të arrijmë të rrisim normën e vaksinimit, në mënyrë që certifikata Covid dhe kërkesa për maskë të mos jenë më të nevojshme”, shkruajnë mediat në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












