Muzikë
Nga 26 tetori nisin “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”
“Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” vazhdojnë të mbeten vula e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, artistike dhe sportive e komunitetit shqiptar në Austri

Me javë të tëra e gjithë vëmendja e komunitetit shqiptar në Austri do të fokusohet në kulturën dhe artin e popullit tonë. “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” për pak ditë do të fillojnë rrugëtimin disamujor me aktivitete të llojllojshme. Ato vazhdojnë të mbeten vula e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, artistike dhe sportive e komunitetit shqiptar në Austri.
Me moton e përhershme “Bukë, kripë e zemër”, “Javët e Kulturës” vijnë para publikut shqiptar, austriak dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë për të treguar traditën, bujarinë, mikpritjen dhe zemërgjerësinë e shqiptarëve.
“Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të tetin vit radhazi duke bërë që tradita e popullit tonë të vazhdojë vit pas viti. Edhe këtë vit “Javët e Kulturës” zyrtarisht do të hapen më 26 tetor në Vjenë, pikërisht në ditën e Festës Kombëtare të Austrisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit, raporton albinfo.at.
Me një program të pasur dhe si asnjëherë tjetër më parë, “Javët e Kulturës” do të përmbajnë 14 aktivitete të larmishme.
Gjatë “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri” do të zhvillohen ekspozita, aktivitete kulturore, orë letrare, bashkëbiseda të ndryshme, programe muzikore me grupe dhe valle tradicionale, shfaqje teatrale dhe kinematografikë si dhe turne shahu e futbolli.
Përveç aktiviteteve të tjera, Këshilli Koordinues në fokus do të këtë tri data kryesore, ku i ka ndarë në katër aktivitete. Për nder të shtetit mik dhe Ditës së Pavarësisë së Austrisë, do të hapet fillimisht më 26 tetor një ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptarë dhe austriakë “Künstler bauen Brücken”(Artistët ndërtojnë urat).
Për festën e 28 Nëntorit, në Vjenë do të këndoj Elina Duni
Për festën e 28 Nëntorit do të këndojë para publikut shqiptar dhe austriak këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e muzikës Jazz, Elina Duni, e cila bashkë me grupin e saj pritet të sjellë një natë të paharruar për komunitetin shqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Koncerti do të mbahet më 29 nëntor. Karriera e bujshme e këngëtares Elina Duni ka zgjuar interesimin e menjëhershëm të komuniteti tonë.
Përpos aktiviteteve të tjera që do të organizohen nga shoqata të ndryshme shqiptare, Këshilli Koordinues do të sjellë edhe shfaqjen teatrale “Karl Mayer”. Publiku shqiptar dhe i huaj në Austri do të kenë mundësinë të shohin një shfaqje të mrekullueshme teatrale me emrat më të njohur të aktorëve nga Kosova. Shfaqja do të jepet në Vjenë me datën 20 nëntor.
Ndërkohë aktivitetet e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të vazhdojnë përgjatë 4 muajve të ardhshëm, për t’u përmbyllur më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. ku pritet të shfaqen filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare, duke përfshirë edhe filmin “Zgjoi”.
“Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” edhe këtë vit janë përkrahur, kryesisht nga institucionet austriake dhe ambasadat tona shqiptare në Austri. Po ashtu gatishmëri për të mbështetur këto aktivitete kanë premtuar edhe disa kompani shqiptare në Austri”, thuhet në shpalosjen e programit nga Këshilli, përcjell albinfo.at.
Vlen të theksohet se hyrja lejohet vetëm për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar negativisht me PCR nga virusi Covid -19.
Platforma albinfo.at dhe albinfo.ch do të jenë partnerë medialë i të gjitha aktiviteteve të “Javëve të Kulturës Shqiptare”.
E-Diaspora
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari Në qytetin e Pejës, një shtetas amerikan, pasagjer në një veturë të ndaluar për kundërvajtje në...
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
-
Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
Jeta në Zvicër
-
Drejtori ekzekutiv i Swatch e quan arbitrare vendosjen e tarifave nga SHBA “Jam i bindur se Donald Trump dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe t’ua tregojë atë votuesve...
-
Gjithnjë e më shumë të moshuar në Zvicër po përdorin internetin
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel Aviv më shpejt se sa ishte planifikuar
-
Rregullat për emrat e fëmijëve në Zvicër: Çfarë lejohet dhe çfarë jo
-
Karin-Keller Sutter: Po përballemi me një detyrë të vështirë për të arritur një marrëveshje me Trumpin