Lajme
KQZ pranoi mbi 5 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora
Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 5 mijë e 649 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Burim Ahmetaj Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se këto pako janë tërhequr tashmë nga të gjitha postat dhe qendrat tranzitore dhe do të hapen më 17 tetor, sapo të mbyllen vendvotimet.
Ahmetaj ka treguar po ashtu se numri i votuesve me nevoja të veçanta, votim ky që ka nisur nga 18 gusht deri më 2 tetor, është 1 mijë e 835, numri i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione është 1 mijë e 980, ndërkaq numri i votuesve me rrethana të veçanta është 28.
Ai po ashtu ka bërë me dije se të gjitha materiale zgjedhore të ndjeshme dhe të pandjeshme tashmë janë shpërndarë në të gjithë territorin e Kosovës, dhe kanë marrë konfirmimin se ato janë pranuar.
Shefi i Sekretariatit të KQZ-së ka folur edhe për fushatën zgjedhore, duke bërë me dije se 28 tubime zgjedhore janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimet e Qeverisë për masat anti-COVID.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












