Kosova
Arrestohet djali i kryetarit të komunës për shitblerje të votës
Djali i kryetarit aktual të Komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviq, është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për shitblerje të votës.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka.
Sipas Ukës, përveç djalit të Dejanoviqit, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët janë të afërm të kandidatëve për asamblistë.
Njëri prej të arrestuarve është djali i kandidatit për asamblist, ndërsa një tjetër, bashkëshorti i kandidates për asambliste.
“Janë arrestuar një shqiptar edhe tre serbë. Unë e kam dërguar sot në gjykatë rastin për blerje dhe shitje të votës. Se aty kemi edhe blerës, edhe shitës. Shqiptari e ka blerë votën, ndërsa serbët e kanë shitur”, tha Uka.
Uka njoftoi se të arrestuarve u janë gjetur vizitëkarta të Listës Serbe, fletëvotime edhe dy bankënota nga 100 euro.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kishte njoftuar se mbrëmë në orët e vona janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., nën dyshim për blerje të votës./Kallxo
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Tetë të lënduar nga zjarri në Muzeun në Merenschwand Një zjarr i madh ra në kantonin Aargau të shtunën në mbrëmje. Në qendër të Merenschwand...
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025
-
Dritat veriore përsëri të dukshme në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024