Lajme
Abazoviç: Diaspora në SHBA është një perlë që duhet investuar në Mal të Zi
Mësohet se delegacioni malazez, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç, mbas vizitës së tyre në Uashington qëndruan edhe në Nju-Jork, ku dje u pritën nga kryeparalamentari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Abdulom Shahidom.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç, ishin në këtë takim me ftesën e organizatës Rrënjët Shqiptare (Marko Kepi dhe Xhemo Lanica), dhe mirëpritën ngrohtësisht mbrëmë në lokalin “Trattoria Toskana” në Staten Island – New York, nga një grup shqiptarësh të Malit të Zi, që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në SHBA, përfaqësues dhe aktivistë të komunitetit, kryesisht nga qytetarë që kanë emigruar në periudha të ndryshme nga Ulqini, Bari, Tuzi, Kraja, Ana Malit, Plava dhe Gusia.
-“Diaspora jonë në SHBA është një perlë, jo e “shfrytëzuar” ashtu si duhet deri tani. Ne dëshirojmë që kjo diasporë kaq e fuqishme sa është diaspora shqiptare në Amerikë, të investojnë edhe më shumë në Mal të Zi, dhe vendorigjinën e tyre. Shteti duhet ta vlerësojë atë më shumë sesa ka qenë e vlerësuar, nderuar dhe e respektuar deri më tani”, deklaroi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Ndërkohë, që ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç, tha se “Qeveria e Malit të Zi tashmë është më se e përkushtuar me të gjitha kapacitetet e saj për të shtuar marrëdhëniet me emigrantët, gjë të cilën kjo qeveri e ka edhe në prioritet të programit të saj”.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve













