Lajme
Nesër, më 26 tetor, fillojnë “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”
"Javët e Kulturës Shqiptare në Austri" do të hapen ditën e martë me një ekspozitë të artistëve shqiptarë e austriakë të titulluar "Künstler bauen Brücken"(Artistët ndërtojnë urat).
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, të cilat do të fillojnë të martën, më 26 tetor, në Vjenë.
Për gjatë katër muajve sa do të zgjasin këto manifestime, do të këtë 14 aktivitete të ndryshme dhe të llojllojshme si: ekspozita, aktivitete kulturore, orë letrare, bashkëbiseda të ndryshme, programe muzikore me grupe dhe valle tradicionale, koncert me Elina Dunin, shfaqje teatrale dhe kinematografikë si dhe turne shahu e futbolli.
Edhe këtë vit “Javët e Kulturës” zyrtarisht do të hapen ditën e martë, më 26 tetor, në Vjenë, pikërisht në Ditën Kombëtare të Austrisë.
Kaltrina Durmishi, kryetare e Këshillit Koordinues Shqiptarë në Austri tregon për albinfo.at arsyen se përse hapja e Javëve të Kulturës bëhet pikërisht më 26 tetor.
“Për shkak të miqësisë historike që ka populli shqiptar me atë austriak, por edhe për shkak se një numër i madh i komunitetit shqiptar jeton dhe vepron në Austri, në shenjë respekti për shtetin austriak tash e dy vjet radhazi “Javët e Kulturës Shqiptare” kanë filluar në ditën e Festës Kombëtare të Austrisë”, thotë Kaltrina Durmishi.
Aktiviteti i parë që do të bën edhe hapjen e “Javëve të Kulturës” do të jetë një ekspozitë të përbashkët shqiptare – austriake e titulluar “Künstler bauen Brücken” (Artistët ndërtojnë urat).
“Synimi i “Javëve të Kulturës Shqiptare” ka qenë që përveç komunitetit tonë, të tërheqim vëmendjen edhe të publikut austriakë. Gjithmonë kemi tentuar që përmes aktiviteteve tona, t’i forcojmë “urat” mes dy popujve. E kush më mirë do ta bënte këtë, sesa vet artistët?!”, shprehet kryetarja, Durmishi.
Ky manifestim, sipas saj, ka zgjuar interesim të madh si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga miqtë dhe institucionet austriake. “Ne presim që këtë ditë ta shijojmë dheta festojmë të gjithë së bashku”, pohon Kaltrina, duke shtuar se për gjitha aktivitetet e tjera që do të janë gjatë katër muajve të ardhshëm, publiku do të njoftohet në vazhdimësi.
Në ekspozitë do të marrin pjesë me punimet e tyre, artistët: Albana Ejupi, Daniel Hofel, Caspar Emilius Graf, Haxhi Fejzullahu, Bujar Zela dhe Endrit Mema. Me disa pika muzikore aktivitetin do ta përcjellë Marigona Komani (çello).
Vendi:Volksundemuseum, Laudongasse 15- 19/1080 Wien
Data: 26.10.2021
Ora: 17:00
Të interesuarit për pjesëmarrje mund të shkruajnë në emailin e Këshillit:
Kujdes: Hyrja lejohet vetëm për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar negativisht me PCR nga virusi Covid -19.
Platforma albinfo.at dhe albinfo.ch do të jenë partnerë mediale i të gjitha aktiviteteve të “Javëve të Kulturës Shqiptare”.
Në vijim prezantojmë artistët pjesëmarrës:






E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













